Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan, në mënyrë që njerëzit  të mund të jetojnë në paqe, siguri dhe respekt reciprok. Ai kërkoi që secili prej tyre të kthehet në banesat  e tyre dhe të jetojnë në paqe.

Unë bashkohem me shqetësimin unanim për situatën në Afganistan. Unë ju kërkoj që t’i luteni së bashku me mua Zotit të paqes, në mënyrë që të përfundojë britma e armëve dhe të gjenden zgjidhje rreth një tryeze dialogu,” u tha ai pelegrinëve dhe turistët në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Vetëm në këtë mënyrë popullsia martire e atij vendi – burra, gra, të moshuar dhe fëmijë – mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri në respekt të plotë reciprok,” ka vijuar më tej ai.

Papa kujtoi gjithashtu tërmetin e fortë që tronditi Haitin  i cili shkaktoi vdekje të shumta dëme të mëdha dhe   plagosi  shumë persona  të tjerë.. Ai shpreson se ndihma e bashkësisë ndërkombëtare do të mund të arrijë tek ata.

Klan News