Papa Françesku u shfaq për të parën herë para besimtarëve në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, që prej 14 Shkurtit.
Ati i Shenjtë doli në një karrige me rrota në fund të meshës së të dielës, në një moment kur askush nuk priste që ai të ishte prezent.
Më pas ndihmësit e tij e ndihmuan të futej mes turmës së besimtarëve të shumtë në shesh, për t’i përshëndetur e për t’iu dhënë dorën.
Kjo është hera e dytë që ai shfaqet në publik që pas daljes nga spitali më 23 Mars.
Shëndeti i Papës 88-vjeçar vijon të jetë i dobët dhe ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga pneumonia e dyfishtë, për të cilën u kurua për më shumë se 1 muaj në spital. Rreziku tashmë ka kaluar, por mjekët thanë se ai përjetoi krizën më të rëndë shëndetësore gjatë papatit të tij 12-vjeçar.
Tv Klan