Frendo: Vendimi nuk i shërben bashkëjetesës

Vendimi i Gjykatës së Lartë turke për kthimi i Kishës së Shën Sofisë në xhami funksionale është dënuar jo vetëm nga UNESCO, por dhe nga komuniteti i krishterë në mbarë botën.

Në lutjen e tij të së dielës, Papa Françesku shprehu dhimbjen e thellë për këtë akt.

Lidhur me këtë vendim reagoi edhe kreu i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, i cili nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat nënvizoi se ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Ai shprehet se Shën Sofia i përket trashëgimisë botërore dhe ajo duhet të jetë e hapur dhe e vizitueshme nga të gjithë.

Tv Klan