Ati i Shenjtë kërkoi t’i jepet fund akteve të dhunës, ekstremizmit dhe intolerancës

Papa Françesku ka zhvilluar një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Irak.

Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani, udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve Shiitë, priti Atin e Shenjtë në shtëpinë e tij në qytetin e shenjtë të Najaf.

Gjatë bisedimeve të cilat zgjatën rreth 50 minuta, Ajatollah Sistani pohoi shqetësimin e tij për qytetarët e krishterë të cilët duhet të jetojnë si të gjithë irakianët në paqe dhe siguri dhe me të drejtat e tyre të plota kushtetuese.

Minoriteti i krishterë në Irak është goditur nga valët e dhunës që nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA në vitin 2003. Papa Françesku më vonë do të udhëtojë në qytetin antik të Ur, ku Profeti Abraham -besohet të ketë lindur. Rreth 10,000 personel të Forcave të Sigurisë Irakiane janë duke u vendosur për të mbrojtur Papën gjatë vizitës së tij, ndërkohë që po vendosen po ashtu oraret e ndalimit të lëvizjes për shkak të koronavirusit.

Disa grupe militante Shia thuhet se e kanë kundërshtuar vizitën, pasi turneu papal përbën ndërhyrje të Perëndimit në punët e brendshme të vendit. Një ditë më parë pasi ai u përshëndet në aeroportin e Bagdadit nga kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi, Papa kërkoi t’i jepnin fund akteve të dhunës, ekstremizmit dhe intolerancës.

Ati i Shenjtë u shpreh se komuniteti i krishterë duhet të ketë një rol më të spikatur si qytetarë me të drejta, liri dhe përgjegjësi të plota. Një nga komunitetet më të vjetra të krishtera në botë ka parë numrin e tij të bie gjatë dy dekadave të fundit nga 1.4 milion në rreth 250,000, më pak se 1% e popullsisë.

Shumë kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar dhunës që ka pllakosur vendin që nga pushtimi që rrëzoi Saddam Huseinin. Dhjetëra mijëra u zhvendosën gjithashtu kur militantët e Shtetit Islamik pushtuan Irakun verior në 2014, duke shkatërruar kishat e tyre historike, duke konfiskuar pronat dhe duke u dhënë atyre zgjedhjen për të paguar një taksë, për t’u kthyer, për t’u larguar ose për t’u përballur me vdekjen.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe një rritje të infeksioneve Covid-19, do të ketë ekspozim të kufizuar ndaj publikut.

Klan News