“Të hapim zemrat, t’i bëjmë tonat vuajtjet e tyre”

Papa Françesku lëshon një tjetër thirrje të fortë në mbështetje të refugjatëve. Duke folur para besimtarëve katolikë në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit këtë të Dielë, Ati i Shenjtë kërkoi që njerëzit të hapim zemrat për refugjatët e përvuajtur, të bëjmë tonat trishtimet dhe gëzimet e tyre dhe të mësojmë nga qëndrueshmëria dhe guximi i tyre për një jetë më të mirë.

Sipas kreut të Kishës Katolike Botërore, i gjithë njerëzimi është një familje e madhe që duhet të ndihmojë bashkanëtarët e saj në nevojë.

Thirrjet, Ati i Shenjtë i lëshoi pikërisht në Ditën Botërore të Refugjatëve, që përkujtohet çdo 20 Qershor. Edhe të Dielën e kaluar, Papa Françesku tërhoqi vëmendjen për të ndihmuar refugjatët që vijnë kryesisht në Europë nga Afrika dhe vendet e Lindjes, një pjesë e të cilëve kanë humbur jetën duke u mbytur në ujërat e Mesdheut. Jo pa qëllim, ai e quajti Detin Mesdhe “një varrezë të madhe”.

Tv Klan