Nga Malta, Ati i Shenjtë kritikoi Putin  i cili po nxit konflikte për qëllime nacionaliste

Papa Françesku i ka bërë thirrje njerëzve që t’i japin fund hipokrizisë  dhe u kërkoi besimtarëve maltezë të luten për paqen në Ukrainë,  një vend, siç tha ai, është ende nën bombardimet e luftes.

Papa Françesku: Të lutemi për paqen, duke menduar për tragjedinë humanitare të Ukrainës e cila i ka shkatërruar jetën miliona njerëzve. Le të mos lodhemi duke u lutur dhe ndihmuar ata që vuajnë. Paqja qoftë me ju. Shpresojmë që një ditë kësaj lufte t’i vijë fundi.

Gjatë vizitës në Maltë, Ati i Shenjtë ktitikoi presidentin rus Vladimir Putin lidhur me pushtimin rus të Ukrainës duke thënë se Rusia po nxit konflikte për interesa nacionaliste. Papa u shpreh se era e akullt e luftës, e cila sjell vetëm vdekje, shkatërrim dhe urrejtje pas tyre, ka përfshirë fuqishëm jetën e shumë njerëzve.

Klan News