“Arsimimi i të rinjve afgane, një e mirë e përgjithshme”

Papa Françesku shpreson që sa më shumë vende të jenë në gjendje të mirëpresin qytetarët afganë, të cilët kërkojnë t’i largohen vendit pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Teksa foli për ta në meshën e së dielës, Ati i Shenjtë iu referua edhe kufizimeve që ka imponuar regjimi i talebanëve në shkollimin e grave. Ai theksoi se është mjaft e rëndësishme që të rinjtë afganë të arsimohen.

Unë lutem që shumë vende t’i mirëpresin ata dhe të mbrojnë ata që kërkojnë një jetë të re.”

Mijëra afganë të evakuuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara po presin në të ashtuquajturat qendra tranziti. Ndërsa mijëra të tjerë po përpiqen të largohen përmes vendkalimeve tokësore me vendet fqinje si Pakistani.

“Unë gjithashtu lutem për të zhvendosurit brenda vendit në mënyrë që ata të kenë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme. Le të arsimohen të rinjtë afganë , e cila është një e mirë thelbësore për zhvillimin e njerëzimit”.

Para mijëra besimtarëve në sheshin Shën Pjetër Papa u lut edhe për viktimat e uraganit IDA që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan