Papa Francesku ka vënë në dyshim kristanizmin e kandidatit Republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, nisur nga një deklaratë e këtij të fundit, për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën.

Vetë shentëria e tij, është shprehur se “një person që mendon vetëm të ndërtojë mure dhe jo të ndërtojë ura, nuk është një kristian”.

Këtë deklaratë Papa e bëri në fund të vizitës së tij në Meksikë.

Biznesmeni nga New York, i cili është kandidat për President të SHBA, njihet për qasjen e tij eksremiste ndaj emigrantëve. Ai mbështet deportimin e 11 milion emigrantëve pa dokumenta në Amerikë, ndërkohë që është shprehur se Meksika dërgon kriminelë dhe përdhunues në SHBA.

Menjëherë pas deklaratës së Papës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Trump i cili shprehet se Papa ka dëgjuar vetëm një anë të historisë dhe që Ati i Shenjtë të vëjë në dyshim besimin e një personi, është gjë e turpshme.

“Papa ka dëgjuar vetëm një anë të historisë, ai nuk i di krimet dhe trafikun e drogës dhe impaktin e keq që ka Meksika tek ShBA. Asnjë lider, aq më tepër një lider i fesë nuk ka të drejtën të vëjë në dyshim besim ose fenë e një njeriu,” – përfundoi Trump./tvklan.al