Maqedonia e Veriut me nderime të larta ka pritur Papa Franceskun në vilën Presidenciale në Vodno, ku në fjalimin e tij Ati i Shenjtë e quajti vendin si shembull për bashkëjetesë dhe urë mes Lindjes e Perëndimit.

Duke vizituar shtëpinë përkujtimore, Ati i Shenjtë disa herë ka përmendur veprën e shenjtores Nënë Tereza, duke thënë se dashuria ndaj të afërmve dhe Zotit janë të njëjtë.

“Uri për uri, uri për vëllazëri, uri për Zotin. Sa bukur këtë e dinte Nënë Tereza që deshi ta ndërtojë jetën e saj në dy shtylla. Krishtin e pranishëm tek falenderimet ndaj Zotit dhe Krishtin e pranishëm tek të varfërit”.

Sheshi i Shkupit ishte mbushur që në orët e para të mëngjesit me besimtarë vendas dhe të huaj. Përveç flamujve të Maqedonisë dhe atij të Vatikanit, valëviteshin edhe flamujt e Kroacisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë. Në lutjen që e udhëhoqi, Kreu i Kishës Katolike deklaroi se ata që kanë besim në Zot kurrë nuk do të jenë as të uritur as të etur.

“U ushqyem me ëndrra të bukura dhe të mëdha dhe përfunduam me ngrënie të neverisë, mbylljes dhe vetmisë, si të burgosur të virtualitetit, e humbëm shijen dhe aromën e realitetit”.

“Vizita e parë historike e një Pape në vendin tonë, është mirënjohje e madhe për vendin që mori Republika e Maqedonisë së Veriut në unionin global të vendeve progresive”

, ka thënë mes tjerash Kryeministri Zaev, kurse Presidenti në largim i vendit Gjorge Ivanov duke u shprehur rreth situatës aktuale politike ka theksuar se Papa vjen në kohën kur shoqëria në Maqedoni është thellë e ndarë, kurse shteti i plagosur rëndë, për shkak të, siç tha, shkeljeve të premtimeve dhe pritjeve por edhe të besimit të luhatur në bashkësinë ndërkombëtare.

Tv Klan