Me një vendim të beftë, Papa Françesku vizitoi ditën e sotme qytetet e shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë qëndrore më 24 Gusht. Vizita e Atit të Shenjtë nisi pikërisht nga Amatrice, qyteti më i goditur nga lëkundjet e forta.

Papa u ndal në një shkollë provizore, të ndërtuar rishtazi.

“Gjendem pranë jush dhe lutem për ju”

, ishte mesazhi i tij për të prekurit nga katastrofa.

papa2

Ati i Shenjtë u ndal për t’u lutur i vetëm përpara rrënojave në zonën e kuqe, për të vijuar më pas vizitën në komunat e tjera të shkatërruara nga tërmeti. Papa sqaroi se nuk ka ardhur më herët pasi nuk donte t’i shqetësonte banorët me ardhjen e tij në momentet e vështira.

Sa i përket vendimit për të mbajtur të fshehtë vizitën e tij, ai tha se dëshironte që ajo të ishte private, si të ishte një prift i thjeshtë.

Ndërkohë,pak pas mesdite u regjistruan lëkundje 3.6 ballë të shkallës Rihter, pikërisht në zonat ku ishte Ati i Shenjtë.

Tv Klan