Kardinali amerikan Robert Francis Prevost u zgjedh papa i 267-të dhe zbriti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës. Ai njihet tani si Papa Leoni XIV.
Kardinalëve iu desh dy ditë për të zgjedhur një papë të ri, duke përputhur afatin kohor me dy konklavat e mëparshme.
I lindur në Çikago në vitin 1955, amerikani i parë në krye të Kishës pati një karrierë misionare në Amerikën e Jugut, duke punuar për gati 15 vjet në Peru deri në vitin 1998. Në vitin 2015, ai u emërua peshkop i Çiklajos në Perunë Veriperëndimore.
Provosti, i cili mban shtetësi amerikane dhe peruane, shërbeu gjithashtu si kreu i Komisionit Papnor për Amerikën Latine, ku banojnë gati 40 për qind e katolikëve të botës. Ai mori të dyja këto role në vitin 2023, ku ndonëse papërvojë, u mbështet nga Papa Françesku.
‘Një udhëheqës i jashtëzakonshëm’
Një udhëheqës i jashtëzakonshëm me përvojë në çështjet globale, Provosti kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Ai pritet të vazhdojë reformat e Papa Françeskut.
Burime të brendshme të Vatikanit e përshkruan atë si kandidatin “kalë i errët” që u ngrit në heshtje drejt famës pak ditë para konklavës, pasi u bë kardinal-peshkop në shkurt të këtij viti.
Prevost është anëtar i urdhrit fetar Augustinian, të cilin e udhëhoqi gjithashtu për më shumë se një dekadë, gjë që i ka dhënë përvojë në drejtimin e një urdhri të përhapur në të gjithë botën.
I konsideruar si një udhëheqës shumë i aftë dhe i realizuar, Prevost drejtoi së fundmi zyrën e fuqishme të Vatikanit për emërimet e peshkopëve të rinj, Dikasterin për Peshkopët, duke vlerësuar kandidatët dhe duke i bërë rekomandime papës së ndjerë. Ai shërbeu gjithashtu si president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.
Ndërsa thuhet shpesh se kardinalët ngurrojnë të zgjidhnin një papë nga SHBA-ja, për shkak të ndikimit të madh politik global të Amerikës, përvoja e gjatë e Prevost në Peru mund ta ketë zbutur këtë frikë.
Ai ka mbështetur rëndësinë e punës në terren. Në një intervistë të vitit 2023 për Vatican Neës, ai tha: Nuk duhet t’i dorëzohemi tundimit për të jetuar i izoluar, të ndarë në një pallat, të kënaqur me një nivel të caktuar shoqëror ose një nivel të caktuar brenda kishës.
“Autoriteti që kemi është të shërbejmë, të shoqërojmë priftërinjtë, të jemi pastorë dhe mësues.”
Prevost është gjithashtu një ekspert në të drejtën kanonike, një sistem që funksionon si kushtetutë dhe sistem ligjor posaçërisht për Kishën Katolike, çka tregon se ka marrë mbështetje nga krahu më tradicional i Vatikanit.
Prevost mori diplomën bachelor në matematikë nga Universiteti Villanova në Pensilvani dhe më pas u diplomua në teologji nga Unioni Teologjik Katolik i Çikagos.
Më vonë ai u dërgua në Romë për të studiuar të drejtën kanonike në Universitetin Papnor Shën Thoma Akuini ku dhe u shugurua prift në Qershor 1982. Më vonë në karrierën e tij, ai dha mësim të drejtën kanonik në seminarin e Trujillos në Peru.
Klan News