Ndryshe nga Papa Françesku, Papa Leoni i XIV pritet të jetojë në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Pallati Apostolik është rezidenca zyrtare e Papës, kreut të Kishës Katolike.
Sipas zyrtareve te Vatikanit ndërtesa përmban apartamentet papale, zyra të ndryshme të Kishës Katolike dhe Selisë së Shenjtë, kishëza private dhe publike, Muzetë dhe Bibliotekën e Vatikanit, studio, dhomë ngrënieje, kuzhinë dhe faltore.
Aktualisht po bëhen punime për rinovimin e pallati dhe Ati i Shenjte pritet të zhvendoset pak kohë pas meshës së tij inaugurimit si Papë të dielën, berit te ditur një zyrtar i lartë i Vatikanit për Reuters.
Papa momentalisht është në një apartament që e përdorte më parë në ndërtesën ku ndodhet zyra doktrinale e Vatikanit pranë Shën Pjetrit. Françesku ishte Papa i parë që nga viti 1870 që nuk jetonte në pallat, duke zgjedhur në vend të kësaj që rezidenca e tij të ishte hoteli Santa Marta i Vatikanit, një strukturë që strehon priftërinj dhe mysafirë të tjerë të Vatikanit duke shmangur luksin dhe duke zgjedhur në mjedis të thjeshtë. Pallati Apostolik nuk është banuar që nga shkurti i vitit 2013, kur Papa Benedikti XVI u largua pas dorëheqjes së tij si papë.
Ndërkaq, të dielën në mëngjes, më 18 maj, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të mbahet një Meshë për fillimin e papatit të Papa Leonit të XIV. Më shumë se 200 udhëheqës politikë nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në meshë.
Përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Princin e Britanisë Edward, familjen mbretërore të Spanjës, zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, Presidentin e Argjentinës Javier Milei, Presidentin Izraelit Isaac Herzog dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.
Klan News