Vatikani ka filluar hetimet pas pëlqimit që iu bë fotografisë provokative të një modeleje braziliane nga llogaria zyrtare e Papës.

Zyrtarët nga Selia e Shenjtë thanë se janë duke hetuar se si ndodhi një gjë e tillë.

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram është nën emrin Franciscus dhe ka 7.4 milionë ndjekës në të gjithë botën.

Burime pranë zyrës së shtypit të Vatikanit, thanë për Agjencinë Katolike të Lajmeve se llogaritë në rrjete sociale “menaxhohen nga një ekip punonjësish” dhe se hetimi mbi rastin tani është në proces.

Ishte vetë modelja Garibotto e cila ka nxjerrë në pah pëlqimin e Papës, me një postim në Twitter me fjalët ““Të paktën do shkoj në parajsë”./tvklan.al