“Njerëzit të mos qëndrojnë indiferentë ndaj nevojtarëve”

“Varreza më e madhe e Euroës”. Kështu i quajti Papa Françesku, ujërat e Mesdheut ku janë mbytur dhjetëra mijëra emigrantë, gjatë viteve të fundit në përpjekje për të mbërritur për një jetë më të mirë në Europë, larg varfërisë, dhunës dhe përndjekjeve në vendet e origjinës.

Në meshën e të Dielës në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Ati i Shenjtë përdori këtë simbol për t’i bërë thirrje ndërgjegjes së gjithsecilit për një botë më solidare dhe për të thyer murin e indiferencës ndaj të varfërve dhe të përndjekurve.

Thirrja e Papa Françeskut erdhi pikërisht në ditën, kur në Lampeduza u shënua një rekord prej 1200 emigrantësh dhe refugjatësh të mbërritur gjatë 12 orëve të fundit ku ka pasur 14 anije të vogla të ankoruara.

Këtë të Dielë, në Siçili mbërrijnë mbetjet e një anijeje refugjatësh afrikanë të mbytur në 2015-ën pranë Lampeduzës ku humbën jetën qindra persona.

Tv Klan