Mijëra besimtarë katolikë u mblodhën në Koloseun e Romës mbrëmjen e së Premtes për ceremoninë e së “Premtes së Mirë” në atë që njihet si “Rruga e Kryqit”. Sipas traditës, një kryq prej druri kaloi dorë më dorë në 14 stacione që përfaqësojnë momentet nga historia biblike e kryqëzimit të Jezusit.

Papa Françesku, ende duke u shëruar nga pneumonia e dyfishtë, nuk mori pjesë në këtë procesion për të tretin vit radhazi. Vatikani tha se Papa kishte shkruar personalisht meditimet për ceremoninë e Koloseut këtë vit.


Reflektimet u lexuan nga kardinali i Romës Baldo Reina. Ato ishin të shkurtra dhe trajtuan tema, duke përfshirë luftën, vështirësitë ekonomike dhe vendin e grave në Kishën Katolike.

“Dhimbja për një botë që ka nevojë për paqe dhe që shpesh nuk njeh vëllazëri” është filli i përbashkët i lutjeve që kishte përgatitur Papa.

Ceremonive iu bashkua edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance që ndodhet për një vizitë në Romë.

E “Premtja e Mirë” i paraprin të Dielës së Pashkëve, data më e rëndësishme në kalendarin liturgjik të Kishës duke përkujtuar ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u ringjall nga të vdekurit.

Tv Klan