Policia në Qipro ka arrestuar një person, i cili mbante një thikë në dorë dhe tentoi t’i afrohen Papa Françeskut, i cili po zhvillon një vizitë tre ditore në Qipro.

Mediat vendase raportojnë se incidenti ka ndodhur në një stadium ku Papa po mbante meshën e së premten.

Më tej raportohet se thika u gjet gjatë kontrollit të sigurisë për mijëra peronave që kërkonin hyrje në stadium të premten në mëngjes. Autoritetet kishin marrë masa të rrepta sigurie dhe shumica e të pranishmëve duhej të ishin në vendin e ngjarjes disa orë më parë.

Por nga hetimet ka rezultuar se arrestimi i personit me thikë në dorë nuk kishte të bënte me vizitën e Papës dhe ai nuk kishte qëllim që të kryente ndonjë akt të rëndë.

I arrestuari është një 43-vjeçar, i cili nuk kishte origjinë nga Qipro./tvklan.al