Papa Françesku do të vizitojë Sllovakinë në 12-15 Shtator, si dhe do të bëjë një ndalesë të shkurtër në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Atit të Shenjtë jashtë Italisë këtë vit, pas atij në Shkurt në Irak. Udhëtimet e planifikuara për vitin 2020 u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19. Ai e njoftoi udhëtimin gjatë meshës që mbajti në Sheshin e Shën Pjetrit.

Vatikani tha në një deklaratë të veçantë se Papa do të kremtojë një meshë në mëngjesin e 12 Shtatorit në Budapest për të mbyllur Kongresin e 52-të Ndërkombëtar Eukaristik. Atë pasdite, ai do të fillojë një vizitë në Sllovaki, duke vizituar kryeqytetin Bratislavë, Presovin, Kosicë e Sastin.

Burimet e Vatikanit kanë thënë se Papa mund të vizitojë Maltën dhe Qipron më vonë këtë vit. Ai do të kishte vizituar Maltën në Maj 2020, por udhëtimi u shty për shkak të pandemisë.

Gjatë meshës Papa bëri thirrje gjithashtu për pajtim në Mbretërinë e Afrikës Jugore të Eswatini (i njohur më parë si Svaziland), ku ka pasur përplasje midis forcave qeveritare dhe protestuesve që kërkojnë reforma në sistemin e saj të monarkisë absolute. 

Klan News