Papa Leoni XIV votoi me postë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, një rast historik për kreun e parë të kishës katolike të lindur në Amerikë.

Zyra e shtypit e Vatikanit deklaroi se Ati i Shenjtë e ka dorëzuar fletën e tij të votimit me postë në Çikago dhe “shpreh bindjen e tij se qytetarët kanë të drejtën dhe detyrimin për të marrë pjesë në proceset demokratike.”

Leoni XIV u regjistrua për të votuar në Illinois me emrin e tij të lindjes, Robert Francis Prevost, dhe kërkoi fletën e votimit më 3 tetor, raportoi gazeta “Chicago Sun-Times”.

Ati i Shenjtë dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë shkëmbyer shpesh deklarata të ashpra kundrejt njëri tjetrit.

Në muajin mars pak kohë pas fillimit të sulmeve ndaj Iranit, Papa deklaroi se Zoti i refuzon lutjet e atyre që nisin luftëra dhe i kanë “duart të lyera me gjak”.

Më vonë ai e cilësoi si të papranueshëm kërcënimin e Trumpit për të shkatërruar qytetërimin iranian.

Kreu i Kishës Katolike ka bërë gjithashtu thirrje për një “reflektim të thellë” mbi mënyrën se si trajtohen emigrantët në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë Donald Trump e ka kritikuar disa herë Atin e Shenjtë, duke e quajtur atë “të dobët” dhe “të tmerrshëm” për sa i përket trajtimit të krimit.

Klan News

/tvklan.al