Një operacion i njësisë antidrogë në Brazil u finalizua me sukses, duke arrestuar një shpërndarës kokaine dhe ndihmësin e tij, këtë papagall.

Papagalli përfundoi pas hekurave, pasi lajmëronte të zotin e tij në momentin që afrohej policia. Kodi sekret që kishte mësuar shpendi ishte: Mama, policia.

Dyshja e shpërndarësve të drogës nuk e pati të gjatë dhe ra në rrjetën e policisë, duke u kthyer njëkohësisht në një lajm viral në mbarë botën.

Por ky nuk është rasti i parë që trafikantët përdorin papagajtë për t’u shpëtuar prangave. Në vitin 2010, policia kolumbiane arrestoi një trafikant droge, i cili për të mësuar ardhjen e agjentëve, kishte stërvitur papagallin e tij të thoshte “Vrapo, vrapo!”.

Tv Klan