Papunësia zbret në 11.5%

Papunësia zbret në 11.5%

16:01 11/09/2019

20 mijë të papunë më pak se 10 vjet më parë

Norma e papunësisë në Shqipëri për gjashtë muajt e parë të vitit ka zbritur në 11.5%, duke shënuar nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.

Zyrtarisht sipas INSTAT Shqipëria ka 164 mijë 423 njerëz të papunë, ndërsa prej fundit të Qershorit të vitit të shkuar janë 9145 persona që janë punësuar.

Krahasuar me një dekadë më parë, numri i të papunëve ka rënë me 20 mijë persona, nga 185 mijë të punë që deklaroheshin nga Instituti i Statistikave në 2009-n.

Rritja më e madhe e punësimit vërehet në degën e shërbimeve, me 5.7% më shumë se një vit më parë, duke u pasuar nga industria, ndërsa sektori bujqësor ka punësimin më të ulët.

Shërbimet, të mbështetura nga sektori i turizmit kanë prodhuar edhe rritjen më të madhe të pagave në sektorin privat, të cilat krahasuar me një vit më parë u rritën me 13%.

Papunësia tek të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë, ku studentët përbëjnë 73% ekonomisë jo-aktive, 63% e të cilëve klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT