Nisja e shkolla  ende është e paqartë. Edhe pse ka një urdhër të Ministrisë së Arsimit për strukturën e vitit të ri shkollor 2020-2021, dhe se fillimi i procesit mësimor është caktuar zyrtarisht data 14 Shtator, askush nuk e di se si do të bëhet mësimi.

Por ditën e djeshme prindërve u është shpërndarë një pyetësor në formë elektronike për të shprehur mendimin e tyre për mënyrën se si duhet të jetë procesi mësimor.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar katër mënyra për startimin e shkollës, për të cilat prindërit do të duhet të duhet të japin mendimin e tyre.

Fillimi i procesin mësimor normalisht, me kapacitet dhe funksionim të plotë, duke respektuar rregullat e higjienës.

Shkollat të fillojnë me grupe të vogla nxënësish, orë mësimore të reduktuara dhe me turne.

Shkollat të fillojnë procesin mësimor me mësim të kombinuar në klasë dhe online.

Dhe alternativa e katërt dhe kjo është ajo që i tremben të gjithë prindërit; fillimi i mësimit vetëm online.

Por sipas prindërve të pyetur nga Klan Plus, shkollat duhet të hapen dhe fëmijët të nisin mësimin normalisht, me kujdes të shtuar për higjienën.

Pasi distancimi sipas tyre është e vështirë të ruhet pasi klasat janë të mbingarkuara, sidomos Tirana që ka shkolla me 40 nxënës në klasë.

Klan Plus