paul_gregoryMesnatën mes 14 dhe 15 Shkurtit me orën qëndrore europiane, duhet të hyjë në fuqi armëpushimi i nënshkruan në atë që u konsiderua marrëveshja e dytë e Minskut, në mes javë.

Por, prej firmosjes së dokumentit, luftimet në lindje të Ukrainës nuk janë ndërprerë asnjëherë, edhe pse intensiteti i tyre ka qënë disi më i ulët sesa para arritjes së akordit.

Për Pol Roderik Gregori, Profesor ekonomie në Univesitetin e Hjustonit, një njohës i mirë i çështjeve ruse dhe kontributor i rregullt i revistës Forbes, kjo situatë ka një shpjegim të vetëm.

Putin është përfituesi më i madh i marrëveshjes së dytë të Minskut, ndërkohë që territoret e kapura nga rebelët separatistë prej Shtatorit të vitit të shkuar nuk u lëshuan.

Sipas tij, Kievi duhet të paguajë tani koston e luftës, ndërsa ata që Gregori i quan “gangot” e vetë – emëruar të Kremlinit kanë fituar njohje dhe një rol në ndryshimin e Kushtetutës.

Që armëpushimi do të zbatohet me korrektësi edhe në kryeqyetin ukrainas janë të bindur se do të jetë një ndërmarrje e mjaft e vështirë, por gjithsesi nuk mungon shpresa.

Sepse, luftimet janë përqëndruar në nyjen e rëndësishme hekurudhore të Debaltsjevos, shumë pranë Donjeckut dhe më në Jug, përreth Portit të Mariupolit – që të dyja këto zona nën kontrollin e forcave qeveritare.

Në total, kanë qënë më shumë se 120 sulme të separatistëve gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të forcave qeveritare. Ndërkaq, Ambasadori amerikan në Kiev, Xhefri Pjat, nëpërmjet postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Twitter, pretendon se përreth Debaltsjevos ka një përqëndrim të madh njësishë artilerie ruse.

Ndërsa përtej kufirit në një foto tjetër, është bërë gati një dërgesë e madhe armatimesh për filorusët. Ai thotë se këta të fundit janë tashmë më mirë të pajisur se sa disa vende anëtare të NATO.

Tv Klan