Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Tottenham Hotspur, duke komplikuar pozitat në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Pikë që nuk ka gëzuar aspak teknikun e “djajve”, Ole Gunnar Solskjar.

“Të them të drejtën nuk më gëzon barazimi. Mendoj se me performancën tonë duhet të merrnim diçka më shumë. Stili i lojës sonë ishte mjaft i dobishëm dhe na le premisa se jemi gati të sfidojmë çdo skuadër që mbron mirë.

Nga ana tjetër, tekniku i Tottenham, Zhose Murinjo nuk i kurseu kritikat për gjykimin, teksa drejtoi gishtin tek arbitrat për akordimin e shumtë të penalltive në favor të United.

“Nuk jam i kënaqur me mënyrën se si akordohet një penallti. Jam i pakënaqur edhe me sistemin VAR. Ne e dimë që United ka një rekord të jashtëzakonshëm të penalltive të marra dhe gjithçka çfarë ndodhte në zonë ishte e rrezikshme për ne. Duhet të ishim shumë, shumë të kujdesshëm, por kjo ishte loja.

Bergvijn zhbllokoi takimin me një goditje potente nga hyrja e zonës, ndërkohë që baraspesha u vendos nga Bruno Fernandes me penallti. Pikë që nuk kënaq asnjërën nga skuadrat, pasi kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat ndodhen shumë larg zonën Europiane.

Klan Plus