Atletico Madrid u ndal në barazim pa gola në transfertë ndaj Alaves, në sfidën e javës së 34-t në La Liga.
Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, asnjëra nga dy ekipet nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Atletico mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, plot 5 pikë më pak se rivalët e Real Madrid dhe 9 pikë më pak se Barça kryesuese.
Në krahun tjetër, Alaves mban vendin e 16-të me 35 pikë të grumbulluara dhe vazhdon të luftojë për mbijetesën.
/tvklan.al