Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme nga policia e Pescaras, pasi është kapur duke vjedhur.

Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, është arrestuar ndërsa ishte futur në një lokal, duke marrë 565 euro, 177 pako cigaresh si dhe një qese me ëmbëlsira.

I riu ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penal, sërish me akuzën për vjedhje.

Ai pritet të dalë para Gjykatës brenda kësaj jave për t’u njohur me vendimin.  /tvklan.al