Një inxhinier transgjinor shpenzoi plot 54 mijë paund për të përmbushur ëndrrën e tij. Në vetëm 2 vjet ai u shndërruar nga një burrë 222 kilogramësh, në një grua të mbushur, 95 kilogramë.

50-vjeçarja Danielle Hallett nga Swansea, Uells, lindi Darren, por thotë se e dinte gjithnjë që ishte nisur për të qenë femër, pasi kuptoi që nuk kishte asgjë të përbashkët me meshkujt.

Ajo nisi një terapi private hormonesh dhe të jetonte si grua gjatë gjithë kohës në 2006-n, por gjithnjë e kishte urryer pamjet e saj.

Në 2017-n Danielle iu nënshtrua një mini bypass-i gastrik, përpara se t’i nënshtrohej për herë të 14-të operacionit për të pasur trupin e ëndrrave, duke humbur në total 127 kilogramë.

“Praktikisht kam kaluar nga një burrë qeros 222 kilogramësh me mjekër, në një brune 95 kilogramëshe me gjoks. Jeta është e bukur!”, tha Danielle./tvklan.al