Ky është momenti ku një 40-vjeçar i kapur në shkelje teksa lëvizte me automjetin e tij, tenton të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore në Tiranë, me qëllim shmangien e gjobës.

Shoferi u konstatua nga policia teksa kryente një parakalim të gabuar dhe pas verifikimeve rezultoi dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

Këto shkelje si dhe tentativa e 40-vjeçarit, për t’i ofruar para punonjësit të policisë, ka çuar në prangosjen e tij.

Arrestimi këtij drejtuesi automjeti nga “Rrugorët” e Tiranës e çon në 36, numrin e rasteve me tendenca të tilla brenda vitit 2024.

Rritja e tentativa që qytetarë të shumë kanë bërë me qëllim shmangien e gjobës, apo arrestimit nga ana e Policisë Rrugore, ka shtuar vigjilencën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila herë pas herë kryen kontrolle me qëllim shmangien e abuzimeve nga ana uniformave blu.

Tv Klan