Këtë të martë dolën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova dhe prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari.

Të dyja, sipas KPK, nuk kanë probleme me justifikimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës dhe pritet që të rikonfirmohen në detyrë. Kosova është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa Sevdari në atë të Prokurorisë.

Tv Klan