paracetamol1

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë për një kohë të gjatë, mund të ndikojë në çrregullimet riprodhuese tek foshnjet të gjinisë mashkullore.

Ndonëse paracetamoli mbetet një prej qetësuesëve të konsideruar si më të sigurtë për femrat shtatzëna, një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Edinburgh zbuloi se ekzistojnë të dhëna të besueshme, se përdorimi i tepërt i paracetamolit gjatë shtatzënisë, ul nivelet e testosteronit.

Hormoni në fjalë është kyç në zhvillimin e organeve riprodhuese mashkullore.

Studimi në fjalë u realizua tek minjtë. Atyre iu dha tre doza paracetamoli çdo ditë, për 7 ditë me radhë. Shkencëtarët vunë re se 24 orë pas dhënies së paracetamolit nuk kishte efekte në prodhimin e testosteronit.

E kundërta rezultoi tek ata që iu dha paracetamol përgjatë një jave, ku sasia e testosteronit të prodhuar u ul me 45 përqind.

Bazuar në këto të dhëna ekspertët këshillojnë që paracetamoli gjatë shtatzënisë të merret vetëm në rastet që është i nevojshëm dhe për një kohë sa më të shkrutër të jetë e mundur. /tvklan.al