Tradita e lashtë tajlandeze e lidhur me kafshët gjigante solli organizimin e një dasme të madhe me çifte të hipur mbi elefantë që zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të kurorëzuar dashurinë.

“Ceremonia është e shenjtë dhe të gjithë duan të kenë një dasmë hipur mbi elefantë”, tha njëra prej nuseve, 36-vjeçarja Narumon Komgpanoy. “Elefantët konsiderohen si kafshë shtëpiake si dhe simbol i begatisë kombëtare”.

Parada e elefantëve që mbanin 9 çifte marshoi përmes kopshtit tropikal Nong Nooch në provincën Chonburi, rreth dy orë larg Bangkokut.

Kërcimtarët e veshur me kostume tradicionale paraprinin paradën, ndërsa çiftet i afroheshin një zyrtari të zonës, gjithashtu i hipur mbi elefant i cili firmoste licencat e martesës.

“Ndihem shumë i lumtur. Sot në fakt është dita e dashurisë kështu që ndihem mirë që kam marrë licencën e martesës me gruan time”, tha një nga dhëndrat, 36-vjeçari Jirat Somprasung.

Elefanti është kafsha kombëtare e Tajlandës dhe për disa kohë, elefanti i bardhë i cili simbolizon fatin e mbarë, u vendos në flamurin tajlandez./tvklan.al