Veliaj, mesazh “kuq e zi”: Krenar që do mbahet për herë të parë në Tiranë

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”. Teksa jep këtë lajm, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i fton të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë! Prandaj, këtë vit, kemi menduar të organizojmë diçka krejt të veçantë, që do ta mbajmë mend gjatë. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” m’u në zemër të kryeqendrës së shqiptarëve vjen parade e shqiptarëve”.

Veliaj thotë se  kjo paradë e jashtëzakonshme do të mbahet në Tiranën e transformuar vitet e fundit.

“Jam vërtet shumë i lumtur që kjo paradë e jashtëzakonshme do të mbahet në Tiranën tonë të transformuar kaq shumë në vitet e fundit e që do të mirëpresë krahëhapur, me këngë e valle, çdo shqiptar që ka dëshirë të na bashkohet në festën tonë të madhe.”

Në këtë organizim do të marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit.

Klan News