Vera ka nisur zyrtarisht. Mund të dallohet lehtësisht në profilet e yjeve të shoëbiz në rrjetet sociale, të mbushura me foto nga pushimet në destinacionet më të bukura të botës.

Në ishullin grek të Mikonos vëmendjen e paparazëve e tërhoqën natyrisht Emili Ratajkovski dhe Gigi Hadid. Dy supermodelet ndodhen në Greqi për një event mode, por nuk lanë pa shijuar bregdetin e shkëlqyer.

Një tjetër ishull i frekuentuar nga yjet është ai i Kaprit, në Itali. Aktorja e njohur Guinet Palltrou në pritje të një fëmije, shijon jahtin luksoz të stilistit Valentino. Kaprin e zgjodhën edhe modelet braziliane, Alessandra Ambrosio dhe Izabel Goulart, të dyja pas paradës në tribunat e stadiumeve ruse ku ndoqën skuadrën e zemrës.

Bella Hadid dhe Hailey Baldwin ekspozuan linjat perfekte në plazhet e Majemit. Ndërsa një tjetër breg i lakmuar nga yjet ishte ai i Spanjës, ku plazet e Ibizas dhe Formenteras mbajnë vendin e parë.

Tv Klan