Dy asteroid priten të kalojnë sot pranë tokës. Parada e tyre do të përsëritet edhe më 9 Shkurt. Sipas shkencëtarëve, asnjëri prej tyre nuk përbën rrezik për planetin tonë.

 Dy asteroidë do kalojnë pranë tokës. Stafeta e tyre vijon pas kalimit të shpejtë të asteroidit Speedy Gonzales  para dy ditësh. Shkencëtarët sapo kanë zbuluar dy asteroidë të tjerë, të cilët do të kalojnë në një distancë shumë të afert me Token. I pari quhet 2018 CC, ka një diametër rreth  15-30 m dhe arrin distancën minimale më planetin tonë në orën 21.11 minuta të mrbëmjes së sotme me orën tonë, me 188 mijë km pranë.

Ndërsa në 9 Shkurt, do të kalojë asteroidi 2018 CB i cili do përshëndesë Tokën nga një largësi shumë e vogël, prej vetëm 70 mijë km, që është 5 herë më afër se hëna.

Sipas astrofizikantëve, asnjëri prej tyre nuk përbën rrezik përplasjeje me Tokën. Në mbarë botën kalimi i tyre do të vëzhgohet nga qindra kuriozë të qiellit.

Klan Plus