Pavarërisht milionave që ka shpenzuar në merkato Çelsi nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier Ligë. Në javën e dytë të kampionatit anglez, blutë kanë pësuar humbje në derbin e Londrës. Uest Hem triumfoi bindshëm me rezultatin 3-1 ndaj Chelsit, në një sfidë që ishte shumë të luftuar nga të dyja anët.

Uest Ham zhbllokoi rezultatin që në minutën 7 me Aguerd, i cili shënoi me kokë pas një goditje këndi. Chelesa u kundërpërgjigj me Çukuemeka duke barazuar në minutën e 28’. Blutë patën një mundësi të artë të përmbysnin rezultatin në fund të pjesës së parë, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 53’ Uest Hem rimori avantazhin, me Antonion që realizoi me një goditje shumë të bukur. Pas pësimit të golit skuadra e Poçetinos u përpoq të reagonte, por ishte e paqartë në lojën e saj. Edhe pse Uest Hem ngeli me 10 lojtarë në minutën e 67 kur Aguerd doli nga fusha me kartonin e dytë të verdhë, Çelsi sërish nuk arrit të gjente dot rrugën e rrjetës. Gjë që e bëri skuadra vendase me anë të Paketa, i cili pasi fitoi një 11-metërsh e shndërroi në gol në minutën e 5 shtesë. Më këtë fitore pas javës së dytë të Premier League, Uest Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të.

Klan News