Një përplasje e fortë midis dy makinave ndodhi mbrëmjen e së dielës në rrugën Fushë Krujë – Tiranë. Njëra nga makinat, audi u përmbys e për pasojë dy nga persona, të cilët udhëtonin me të u plagosën rëndë.

Ata u dërguan në urgjencën e Spitalit të Traumës në Tiranë, në rrezik jetën.

Të dyja makinat udhëtonin në drejtim të veriut dhe njëra ka tentuar një parakalim ndërsa ishte me shpejtësi të lartë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ABC News