Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin pranë fshatit Përparim. Dy automjete u përplasën mes tyre, duke shkaktuar të plagosur.

Policia thotë se nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” me iniciale P.H. dhe pasagjerja në këtë mjet me iniciale F.H. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar i makinës tjetër tip “BMW” që drejtohej nga E.D. Në vendngjarje shkoi policia për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al