Shqipëria humbet ndeshjen e parë me Rumaninë
Ekipi kombëtar i basketbollit për meshkuj e nisi me humbje fazën paraelimiantore ë Kampionatit Europian 2025. Në takimin e parë të Grupit I, Shqipëria u mund nga Rumania 83-87 në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit.
Kuqezinjtë bënë një lojë të mirë, por shpërdoruan në çastet vendimtare. Perioda e parë u fitua nga Shqipëria 22-21, ndërsa e dyta nga rivalët rumunë 23-20, me miqtë që e mbyllin pjesën e parë në avantazh 44-42.
Rumania fitoi edhe periodën e tretë me 3 pikë avantazh, ndërsa 10 minutëshi i fundit ishte mjaft i luftuar mes të dyja kombëtareve, me kuqezinjtë që e fituan 19-18. Por në fund festoi Rumania.
Sfida e radhës e ekipit përfaqësues të basketbollit do të jetë kundër Sllovakisë më 26 korrik në transfertë.
Klan News