Shqipëria e humbi takimin e parë të parakualifikueseve të Eurobasket 2025 për meshkuj. Kuqezinjtë e basketbollit u mundën me rezultatin 87 – 83 nga Rumania në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”.

Një paraqitje e mirë e Kombëtares që kaloi edhe në avantazh gjatë përballjes por pa arritur ta ruajë atë. Ndeshja e radhës e Shqipërisë në Grupin I do të jetë më 26 Korrik në fushën e Sllovakisë.

Tv Klan