Gjatë takimit në Bruksel të komisionit parlamentar të shëndetësisë nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se varianti Delta pritet të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja te infektimeve në Evropë deri në muajin Gusht.

Schinas tha se lehtësime të mëtejshme të kufizimeve të sigurisë së koronavirusit do të çonin në “një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grupmoshat me një rritje të shtrimeve në spital dhe ndoshta vdekjeve.”

Zyrtaret evropiane kanë dyshime në lidhje me vendimin që në stadiumin Ëembley të Londrës të mbahen me kapacitet masiv prej 60,000 tifozësh të ndeshjeve gjysmëfinale me 6 Korrik dhe ajo finale të kampionatit evropian të futbollit me 11 Korrik .

Sipas tyre UEFA do të bënte mirë të analizonte me kujdes vendimin e saj për stadiumin ne kryeqytetin londinez.

Ministri i ri britanik i Shëndetësisë, Sajid David i tha Parlamentit se ai nuk sheh ndonjë arsye që qeveria të mos vazhdojë me planin e saj për të hequr të gjitha kufizimet në vend deri më 19 Korrik.

Klan News