Paralajmërimi i ekspertit: Këto vende pune rrezikohen të zhduken – TV KLAN

Paralajmërimi i ekspertit: Këto vende pune rrezikohen të zhduken

"Teknologjia do të zëvendësojë njeriun"
Foto ilustrim

Sot teknologjia është mjeti kryesor në shumë profesione. Por, sado që na vjen në ndihmë, aq edhe rrezikon vendet e punës. Paralajmërimi vjen nga eksperti kinez i Inteligjencës Artificiale, Kai-Fu Lee, i cili thotë se gjysma e vendeve aktuale të punës do të zëvendësohen nga teknologjia. Çka do të thotë se do të shkurtohen vende pune në profesione të caktuara.

Sipas tij, sektori i burimeve njerëzore sot në botë po përballet me një krizë të ngjashme si ajo e fermerëve gjatë revolucionit industrial. Eksperti kinez e konsideron të arsyeshme që të japë paralajmërime se cilat profesione rrezikojnë të zhduken brenda 15 viteve. Psikiatërit, punonjësit socialë dhe këshilltarët e martesave janë profesione që nuk rrezikojnë, së bashku me infermierët, studiuesit dhe shkencëtarët. Megjithatë, disa vende pune janë në rrezik, të tilla si shërbimi i klientit, punëtorët e magazinave dhe operatorët telefonikë.

Kai-Fu Lee beson se edukimi i njerëzve do të duhet të ndryshojë gjithashtu në mënyrë dramatike duke kaluar në një mënyrë të re të menduari, duke i bërë njerëzit më shumë individualistë. “Ne duhet të përqëndrohemi në atë që fëmijët duan të bëjnë dhe ku tregojnë pasion apo talent të veçantë për diçka. Duhet t’i inkurajojmë për të ndjekur pasionin. Prindërit duhet të dinë se ajo që mendojnë që është e drejtë, ndoshta është e gabuar. Duhet t’i lejoni fëmijët tuaj të ndjekin atë që duan dhe t’i inkurajoni”, shprehet eksperti.

Punët që rrezikohen nga teknologjia:

Agjent shitjesh dhe marketing

-Agjent i sigurimeve

-Rojet e sigurisë

-Shoferët e kamionëve

-Oficerët e kredisë konsumatore në banka

-Gazetarë të ekonomisë dhe gazetarë sportivë

-Analistët e ekonomisë dhe libraritë

-Radiologët

Këto profesione janë në listë e atyre punëve që rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale, apo e thënë shkurt nga teknologjia. Ato do të orientohen gjithmonë e më shumë drejt teknologjisë, dhe sipas ekspertit Kai-Fu Lee, kjo parashikohet të ndodhë në harkun kohor të 15 viteve. /tvklan.al

Kategori
Te funditTë gjithaTeknologji
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione