Teksa afron data 23 Gusht, afati që kanë vendosur autoritetet turke për të vijuar kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor me anë të anijes Oruç Reis, Presidenti turk Erdogan shprehet i vendosur për të mos u terhequr nga zona e diskutueshme ujore me Greqinë.

“Nuk do të dorëzohemi. Ashtu siç ka bërë populli ynë 1 shekull më parë, do të ushtrojmë të drejtën tonë në Mesdheun Lindor duke shembur çdo pengesë. Përpjekjet tona nga Libia deri në Mesdheun Lindor janë për kryelartësi”.

Presidenti turk ka edhe një mesazh për ndërkombëtarët.

“Nuk duam tensione dhe grindje në rajon, ndaj jemi të hapur për dialog. Por asnjë fuqi, asnjë vend dhe asnjë kërcenim nuk na i merr dot të drejtën që kemi për kërkimet e naftës dhe gazit. Ashtu siç mbrojmë territorin tokësor të vendit, do të mbrojmë edhe territorin tonë blu”.

Gjatë fjalimit rreth dy orë e gjysmë, ajo që zgjoi kureshtje ishte paralajmërimi për një zhvillim të rëndësishëm ditën e premte, vendim që do të ndryshojë shumë gjëra.

“Të premten populli turk do të marrë një lajm të mirë. Diçka të tillë e kemi ëndërruar për vite dhe me lejen e Zotit do ta bëjmë realitet. Jam i  bindur që do të nisë një epoke e re për Turqinë”.

Se për çfarë bëhet fjalë, do të mësohet nesër pas faljes së të xhumasë që Erdogan do të bëjë tek Shën Sofia. Ky vendim vjen 4 javë pas faljes së parë në ndertesën muze që u rikthye në xhami pas 86 vitesh.

Veprim ky që sollli jo pak reagime nga pala greke, por edhe autoritete të tjera të mbrojtjes së trashgimisë kulturore.

Klan Plus