Në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të njohë bota.

Kreu i OBSH në fjalën e tij tha se duhet të investohet në përgatitjen e kapaciteteve për t’u përballur me  pandemitë e tjera që mund të godasin botën.

Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme.

 Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë fakt i jetës. Por investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin, mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha kreu i OBSH.

Më tej Ghebreyesus shtoi se bota duhet të mësojë nga e shkuara për të qenë më të përgatitur./tvklan.al