Për shkak të pandemisë së koronavirusit shumë njerëz janë detyruar që të mos dalin nga shtëpitë ndërsa të tjerë të dalin vetëm për ushqime ose nevojat më bazike.

Mirëpo me ngrohjen e motit, me hyrjen e verës dhe ardhjen e pushimeve po bëhet gjithnjë e më i vështirë qëndrimi në shtëpi. Por Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të mos mendojnë ende për pushimet, pasi është shumë herët.

Ai paralajmëroi popullin që të mos planifikojnë pushime në vendet e tjera.

“Nuk e kemi fituar luftën ndaj virusit. Është ngadalësuar. Po hyjmë në një fazë të re. Është shumë herët për të folur për pushimet”, tha Macron.

Presidenti francez shtoi se do të kufizohen të gjitha udhëtimet ndërkombëtare edhe gjatë periudhës së pushimeve verore. Macron tha se një panoramë të qartë se si do të zhvillohet turizmi këtë vit, Franca do ta ketë në fillim të Qershorit./tvklan.al