Koronavirusi COVID-19 mund të shkaktojë probleme tek organet gjenitale mashkullore, sipas mjekëve. Ata rekomandojnë që pas rikuperimit nga virusi, pacientët të bëjnë analiza për fertilitetin.

Doktorët në Wuhan, vatrën globale të koronavirusit, kanë paralajmëruar se virusi mund të ndikojë në prodhimin e spermës.

Megjithatë akoma nuk ka studime që provojnë se koronavirusi i ri ndikon në fertilitetin e meshkujve. Edhe pse koronavirusi dëmton mushkëritë dhe sistemin imunitar të një personi, në teori virusi sipas mjekëve të spitalit Tongji në Wuhan mund të sjellë probleme edhe në riprodhimin mashkullor.

Spitali Tongji është ndërtuar nga qeveria për trajtimin e pacientëve me koronavirus që prej Janarit të këtij viti, pas shpërthimit të virusit SARS-CoV-2. Mjekët kanë përmendur faktin se gjatë SARS në vitet 2002-2003, ata kanë identifikuar dëmtime në sistemin imunitar në testikujt e disa pacientëve meshkuj. /tvklan.al