Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong

Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong

08:46 06/09/2019

Protestuesit në Hong-Kong kanë paralajmëruar se më 7 Shtator do të bllokojnë aeroportin ndërkombëtar.

Kjo, mund të nxisë sërish shpërthimin e dhunës në Hong Kong, pasi njësoj kishte ndodhur edhe në periudhën e fundit kur protestuesit kishin bllokuar trafikun e aeroportit.

Udhëheqësja e territorit gjysmë-autonom, Carrie Lam, në fillim të kësaj jave e ka tërhequr projekligjin për ekstradim, që ka nxitur protesta për disa muaj, duke thënë se shpreson që vendi të mos përballet më me këtë situatë.

Projektligji mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në pjesët tjera të territorit kinez.

Ajo është zotuar se bashkë me zyrtarë të tjerë “do t’i drejtohen komunitetit për të nisur dialog të drejtpërdrejtë”, duke shtuar se “neve na duhet që patjetër të adresojmë pakënqësitë në shoqëri dhe të gjejmë zgjidhje”.

Ende nuk është bërë e qartë nëse përmbushja e një prej kërkesave të protestuesve do të jetë e mjaftueshme për marshuesit që të ndalin organizimet.

Hong Kongu, territor kinez, funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme. /REL

LAJMET
Të ngjashme
UKT