Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” ka bërë të ditur se nesër do të organizojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut.

Në një njoftim kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushte marrëveshjen e re.

Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit./klankosova