Akti normativ 2 i buxhetit, shkon në 162 milionë Dollarë fondi rezervë

Qeveria ka rritur shumën e borxhit dhe ka shkurtuar shpenzimet e veta në aktin e dytë normativ të buxhetit i cili mundëson aplikimin e paketës së zgjeruar ekonomike për bizneset dhe individët e mbetur të papaunë.

Stoku i borxhit publik është rritur me 420 milionë Dollarë që prej buxhetit fillestar, ky më shumë se gjysma e kësaj shume, 260 milionë janë para të aktivizuara nga garancia sovrane, të cilat përdoren vetëm në momentin që kompanitë që kreditohen për situatën e COVID-19 nga bankat nuk do të arrijnë do të shlyejnë pagesat.

Qeverisjes qëndrore i janë shkurtuar në total 55 milionë Dollarë shpenzime, ku 10 milionë Dollarë hiqen nga zëri i investimeve publike, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime të anuluara për mirëmbjatje dhe pagesa të shtyra për disa kontrata koncesionare.

Buxheti ka shtuar fondin rezervë që menaxhon Këshilli i Ministrave duke e çuar në total 162 milionë Dollarë, 135 milionë prej të cilave do të shkojnë për paketën sociale dhe 27 milionë Dollarë do të jenë për raste emergjente dhe marrje masash për parandalimin e pandemisë.

Në ndryshimin e dytë të buxhetit ekzekutivi, ka mbajtur të njëjtin projeksion për të ardhurat në buxhetin e shtetit të cilat i rishikoi me ulje në aktin e parë. Rakordimi i tyre do të bëhet i plotë në fund të Qershorit, kohë kur pritet që pandemia të jetë zbutur ndjeshëm.

Vetëm për muajin Mars të ardhurat nga taksat ranë me 53 milionë Euro krahasuar me Marsin e vitit të kaluar, ndërsa u tkurrën me 73 milionë Euro nga plani fillestar.

Tv Klan