Paralizohet Thumanë-Fushë Krujë, 3 orë për të përshkuar 7 km rrugë

Paralizohet Thumanë-Fushë Krujë, 3 orë për të përshkuar 7 km rrugë

19:47 29/07/2019

Me një bllokim kaotik  dhe vonesa të tejzgjatura përballen prej ditësh të gjithë drejtuesit e automjeteve që kalojnë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë. Janë me mijëra qytetarë, pushues, emigrantë apo turistë të ardhur nga Kosova dhe vende të rajonit që ngecin me orë të tëra në trafikun e rënduar të këtij aksi.

Kjo ka qenë situata gjatë paradites në këtë segment të rëndësishëm kombëtar që bën lidhjen mes kryeqytetit dhe veriut të vendit. Pjesa ku autostrada ngushtohet vetëm në dy korsi është tërësisht e bllokuar. 

“Kurrë nuk kam pritur kështu. Vij gjithmonë në Tiranë dhe nuk kam pritur kështu. Se çfarë po ndodh këtu nuk e di…”

Kështu përditë, pse ky muhabet…?”

Vargani i automjeteve që nuk lëviz është rreth 7 kilometra, po aq sa gjatësia e rrugës. Në kushte normale distanca nga Thumana në Fushë-Krujë përshkohet vetëm në 7 minuta, ndërsa gjatë këtyre ditëve kalimi i këtij segmenti ka zgjatur me orë. Drejtuesit shprehen :“Edhe nja dy orë ose tre. Kam një orë duke pritur pa lidhje…

Duhet dhe tre orë më dalë nga këtu”.

“Kam ardhur prej andej… Nuk e di çfarë po ndodh…”

“Mund të presim dhe 3 orë…”

Shumë drejtues te nervozuar nga pritja thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të situatës. Të tjerë kanë humbur durimin dhe zbresin nga automjetet. “Kemi dhe 8 km rrugë…”

Policia ka qenë në terren, por menaxhimi duket i pamundur.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi