Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili pak ditë më parë edhe pse nuk ishte në shërbim ka ndërhyrë duke parandaluar një vrasje të dyfishtë.

Arvi Veliu dhe efektivi Shkëlzen Tafa

Veliu gjatë bisedës me punonjësin e Policisë e ka falënderuar dhe përgëzuar atë për kurajën dhe guximin, për aktin human dhe të përgjegjshëm që ai kreu edhe pse nuk ishte në shërbim.

Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij.

Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj. Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit  dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë.”, tha Veliu./tvklan.al