Konflikti për pronat, për pak sa nuk është shndërruar në një ngjarje të rëndë këtë të shtunë në kryeqytet.

Dy vëllezër janë përfshirë në zënkë me njëri-tjetrin, duke bërë që një prej tyre të merrte armën dhe të kanoste vëllain e tij më të madh. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e Policisë së Tiranës ka bërë që të parandalohej një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në fjalë.

Burime zyrtare thonë se në pranga përfundoi 36-vjeçari Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), banues në Baldushk. Sipas policisë, ai

“dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.Luli, 48 vjeç”.

Në vendngjarje autoritetet sekuestruan pistoletën e përdorur nga 36-vjeçari, sëbashku me një krehër me 6 fishekë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë, Lulit iu gjetën edhe 18 fishekë luftarakë.

/tvklan.al